Atdhe Hykolli merr kryesimin e Këshillit Ekonomik Social, fajësohet Qeveria për mosbashkëpunim

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 11:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me shumicë votash, Atdhe Hykolli, është zgjedhur kryetar i Këshilli Ekonomik Social, raporton Ekonomia Online.

Hykolli është kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Përderisa mbledhje e Këshillit është thirrur nga kryesuesi i AKB-së, Agim Shahini.

Ky këshill nuk është funksional që një vit, tha kryetari Shahini, derisa për këtë po bënë fajtor Qeverinë.

Ai shtoi se AKB-ja ka propozuar Atdhe Hykollin, për kryetar të KES.

“AKB e ka mbështetur iniciativën tuaj asi që Këshilli nuk është funksional më shumë se që 1 vit dhe kjo nuk ka ndodh për shkak të mos gatishmërisë së Qeverisë së vendit”.

“Ne si AKB propozojmë që kryetari i KES të jetë kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli”.

Petrit Balija kryetar i Shoqatës së Bankave, tha se është i rëndësishëm funksionalizimi i këtij Këshilli dhe rekomandimet e tij do të ndihmojnë ekonominë dhe punëtorët.

“Përderisa jemi anëtarë të Këshillit duhet ti respektojmë dispozitat tona, dhe çdo ftese duhet t’i përgjigjemi. Jemi takuar që të funksionalizojmë KES, për shkak probleme të tjera, dhe rekomandimet që dalin nga KES ndihmojnë punëtorët dhe ekonominë e Kosovës”.

Lumnije Ajdini nga AKB-ja tha se sekretaria e KES e ka keqinformuar Qeverinë për të mos marr pjesë në takim sipas ligjit dhe rregullores.

“Është ligji dhe janë rregulloret që sekretaria ka bërë shkelje, për shkak se Ministria e Punës është nën domenin e MF, nuk janë trajtuar me seriozitet, krejt këshillit kanë pauzuar mirëpo ky këshill nuk është dashtë të pauzohet”.

Këshilli është mekanizmi i vetëm zyrtar për zhvillimin e dialogut social në Republikën e Kosovës, në të cilin zhvillohen dokumente mbi marrëdhënien e punës, mirëqenien sociale, dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me politikat ekonomike në Republikën e Kosovës.

Funksionet kryesore të Këshillit Ekonomik-Social janë: këshillimi dhe udhëzimi i institucioneve të Republikës se Kosovës mbi politikat ekonomike, të punës dhe mirëqenies sociale, nënshkrimi i kontratave kolektive, nxitja e konsultimeve në mes të palëve dhe aktivitete të tjera.

KES përbëhet nga 5 përfaqësues të Organizatave të Punësuarve, 5 përfaqësues të Organizatave të Punëdhënësve, dhe 5 përfaqësues të Qeverisë së Kosovës. Ligji përcakton edhe kriteret për përfaqësimin e këtyre organizatave (kriteret mund t’i shihni në Aneksin e bashkangjitur).

KES ka edhe Sekretariatin e tij i cili është përgjegjës për kryerjen e punëve profesionale, administrative, teknike dhe operative.

Të ngjashme