ATK: 336.6 milionë euro të hyra për periudhën janar-shtator 2018

Prishtinë | 12 Tet 2018 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se deri më 30 shtator ka grumbulluar 75.5% të të hyrave të përgjithshme vjetore.

Sipas ATK-së, rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar deklarimin dhe pagesën e tatimeve.

Komunikata e plotë e ATK-së:

“Administrata Tatimore e Kosovës po vazhdon performancën në bazë të zotimeve të cilat i ka përcaktuar për këtë vit, si dhe në përputhje me projeksionet e përcaktuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Deri më 30 shtator 2018, ATK ka grumbulluar 75.5 % të të hyrave të përgjithshme vjetore, apo shprehur në shifra 336.6 milionë euro.

Se kemi një nivel shumë të mirë sa i përket realizimit të planit të të hyrave, këtë e tregon edhe krahasimi mes periudhave, nëse e krahasojmë periudhën Janar-Shtator 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 32.8 milionë euro, ndërsa më shumë se plani kemi 9.6 milionë euro apo 2.9%.

Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.

Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Motoja e përgjithshme e punës tonë vazhdon të qëndroj në krijimin e një mjedisi, i cili mbështet fuqimisht përmbushjenvullnetare të detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme