ATK: 42 mijë euro gjoba për subjektet e lojërave të fatit

Prishtinë | 01 Nën 2017 | 12:16 | Nga

Gjatë një aksioni dy ditorë i zhvilluar nga Drejtoria e Lojërave të Fatit, i cili ka qenë i shpërndarë në disa qytete të Kosovës, ka rezultuar me shumë masa ligjore ndaj të gjitha subjekteve që merren me veprimtarin e lojërave të fatit, tek të cilat janë konstatuar shkelje ligjore.

Aksioni në fjalë është ndërmarr pasi që Drejtoria e Lojërave të Fatit, si rezultat i vizitave të rregullta ka konstatuar se në disa komuna, si ajo e Prizrenit, Suharekës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe Skenderajt disa subjekte të lojërave të fatit, aktivitetin e tyre e kanë zhvilluar në kundërshtim me kriteret e përcaktuara të Ligjit për Lojërat e Fatit.

Si rezultat, janë mbyllur 11 njësi të lojërave të fatit, dhe janë shqiptuar 42,000.00 euro gjoba.

Aksione të ngjashme si ky i fundit, janë zhvilluar dhe do të vazhdojnë të zhvillohen edhe gjatë ditëve në vijnë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, dhe aty ku konstatohen parregullsi ligjore në zhvillimin e aktivitetit të lojërave të fatit, do ketë masa adekuate ligjore ndaj të gjitha subjekteve të lojërave të fatit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme