ATK diskuton të arriturat dhe zhvillimet tjera me zyrtarë të FMN-së

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 10:22 | Nga

Nga 25 tetor deri me 7 nëntor, në ATK do të qëndrojë një mision i FMN-së, “Asistenca Teknike në Reformat e Administratës Tatimore”.

Dje është mbajt takimi hyrës i këtij misioni, ku janë prezantuar objektivat e misionit dhe në përgjithësi agjenda e punës.

Asistenca Teknike në Reformat e Administratës Tatimore, do të përfshijë funksionet kryesore të ATK-së, si: përmbushja e obligimeve tatimore të tatimpaguesve, menaxhimi i borxheve tatimore, kontrollet tatimore dhe në përgjithësi zhvillimet institucionale, në modernizimin e administratës.

Ky mision i Fondi Monetar Ndërkombëtar,  përbëhet nga Enrico Aav, Steffen Hansen, Frank Bosch, dhe Telita Snyckers.

Gjatë takimit hyrës, u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit në kuadër të planit vjetor të Asistencave Teknike, të cilat mund të ofrohen nga FMN.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme