ATK-ja hap aplikimin për rimbursim nga kuponët fiskalë

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarët se nga data 1 janar 2019 mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskalë.

Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë për TM4/2019, ka filluar nga data 1 janar 2019 dhe vazhdon deri më 31 janar 2019.

Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskalë. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës http://www.atk-ks.org/ në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.

Fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se njëqind euro (100 €).

Numri minimal i kuponëve fiskalë të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro (250€).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme