ATK-ja ka inkasuar 88.4 milionë euro për dy muaj

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës për dy muajt e parë të këtij viti ka arritur që të ketë performanc të mirë sa i përket inkasimit të të hyrave. Për gjatë kësaj periudhe Janar-Shkurt 2019 janë mbledhur 88.4 milion euro, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të viti të kaluar janë mbledhur  12%  apo 9.5 milion euro më shumë.

Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe rritja e aktiviteteve në teren e sidomos ndërmarrja e veprimeve për mbledhjen e borxheve tatimore, të cilat aktivitete do të intensifikohen edhe më shumë ditëve në vijim.

Administrata tatimore do të vazhdoj të punoj në ruajtjen dhe ngritjen e imazhit të një administrate transparente dhe në shërbim të të gjithë tatimpaguesve.  Motoja e përgjithshme e punës tonë qëndron në krijimin e një mjedisi, i cili mbështet fuqimisht përmbushjen e detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, dhe mbi të gjitha trajtim i barabartë për të gjithë tatimpaguesit në mënyrë që secili ta paguaj pjesën që i takon me ligj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme