ATK-ja për 6 muaj inkasoi 239.5 milionë €, Hamza e përgëzon Murtezajn

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 12:06 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka mbajtur konferencë për medie, ku u prezantuan të arriturat e ATK-së për periudhën janar – qershor 2019, raporton EkonomiaOnline.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, tha se në periudhën janar-qershor të vitit 2019, ATK-ja ka realizuar të hyra nga tatimet për 239.5 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 8.9% ose 19.5 milionë euro më shumë.

“Për këtë periudhë kemi zhvilluar 155 aktivitete të konfiskimit të pasurisë që janë inkasuar mbi 2.7 milionë euro kjo ka ndodhur për herë të parë në historinë e ATK-së që kemi një numër të madh të bizneseve të konfiskuara. Kjo na bën të vazhdojmë edhe më tej në pjesën tjetër të mbetur të inkasimit të borxheve të pashlyera në ATK”, tha Murtezaj.

“Të hyrat nga tatimet për këtë periudhë 6 mujore janar-qershor 2019 janë 238.5 milionë të hyra, në periudhën e njejtë të vitit të kaluar kanë qenë 219.9 milionë euro është rezultat inkurajues që na bën të ndihemi mirë që me punën e stafit të ATK-së është arritur ky nivel i inkasimit të të hyrave”, tha ai.

Murtezaj tha se janë 44.9 milionë euro borxh i mbledhur. Ai vlerësoi se arsyeja për rritjen e të hyrave për këtë periudhë është mbledhja e borxheve.

“Mbledhja e ndëshkimeve janë 4985 raste të trajtuara, borxhi i trajtuar 3.8 milionë euro nga të cilat janë inkasuar 1.5 milion euro.”, tha ai.

“Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjences në ekonomia jo-formale gjatë këtij 6 mujori ka identifikuar 81 aktivitete për shmangie nga tatimi, 23 raste janë të hapura nën dyshim te shmangies tatimore dhe janë vlerësuar se është 4.58 milionë euro vlera e shmangies tatimore”, tha Murtezaj.

Murtezaj kërkoi nga Ministri i Financave, Bedri Hamza, që stafi i ATK-së të largohet nga shërbimi civil për shkak të performancës, sepse ligji aktual po krijon vështirësi.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka vlerësuar punën e stafit të ATK-së ku tha se rritja e të hyrave për këtë periudhë 6 mujore është falë angazhimit maksimal të ATK-së.

“Është për të u vlerësuar rritja e të hyrave dhe duhet theksohet së rritja ka ardhur jo për shkak të ndonjë norme të re tatimore, është dyfishi i rritjes ekonomike, por rezultati i rritjes së performancës së ATK-së dhe disiplinimi i bizneseve për të paguar”, tha ai.

Hamza inkurajoi ATK-në të vazhdojë të trajtojë gjithë tatimpaguesit njëjtë dhe secili të paguaj tatim shtetit.

“Ne si Ministri e Financave do jemi gjithmonë në përkrahje të ATK-së, fokusi i yni do jetë luftimi i informalitetit është inkurajues sepse kemi zvoglim të stokut të borxhit dhe fillim të procesit të konfiskimit dhe shpresojmë të vazhdojmë sepse nuk ka mundësi një tatimpagues të mbledh tatim nga konsumatori dhe të mos paguaj shtetin”, tha ai.

“Trajtimi i barabartë i tatimpaguesve nuk mundet dikush të paguaj taksë e dikush jo dhe ju inkurajoj ta zbatoni ligjin drejtë dhe të trajtohen gjithë tatimpaguesit drejtë”, tha Hamza.

Lexo më shumë:

Të ngjashme