ATK-ja së shpejti do të zëvendësoi sistemin e teknologjisë informative

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 16:29 | Nga

Sot është mbajtur takimi i përbashkët i Komitetit Drejtues për procesin e modernizimit te proceseve dhe sistemit te teknologjisë informative në Ministrin e Financave, lidhur projektin për integrimin e sistemit për teknologji informative.

Qëllimi bazë i këtij projekti është modernizimi i proceseve biznesore, lehtësirave për përmbushjen e tatimeve nga tatimpaguesit, ofrimi i shërbimeve elektronike me synim zëvendësimin e shërbimeve me letër, lehtësimi i mënyrës se raportimit ndërinstitucional përfshi Administratën Tatimore, Doganën e Kosovës dhe Thesarin e Kosovës.

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri potencoi rendësin e këtij projekti dhe u zotua se do të ketë përkushtim maksimal që ky projekt të finalizohet.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Dogana e Kosovës.

Gjithashtu, procesi do te lehtësoj menaxhimin e proceseve ne mënyrë me efikase dhe inteligjente. Procesi është duke u ndihmua me ekspertize nga ekspert te angazhuar nga FMN, me financim te përbashkët te Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme