ATK ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues për TM2 2019

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës, ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM2 2019.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Vendim Shpjegues Publik Nr.02/2017 – Nxitjet dhe motivimet për marrje të kuponëve fiskal.  Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 1, 312.

Numri Potencial Fitues176673
Fitues1,228194
Totali i fituesve1,312

Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së. Dorëzimi i plikove duhet të bëhet nga data 13 Gusht deri me datën 19 Gusht 2019 (përveç vikendit), nga ora 08:00- 16:00.

Vërejtje: Me qëllim që të ju bëhet rimbursimi i mjeteve në llogarit tuaja bankare, luten të gjithë qytetarët që janë shpallur fitues të verifikojnë llogarit e tyre bankare dhe të sigurohen se ato llogari janë funksionale dhe mund të kreditohen nga ATK, në të kundërtën ATK nuk do të merre asnjë përgjegjësi nëse llogaria juaj bankare është jo funksionale apo nuk mund të kreditohet për shkak të politikave të brendshme bankare.

Lista e fituesve gjendet publike në web faqe të linku: http://www.atk-ks.org/wp-content/uploads/2019/08/ListaPerfundimtare_-fituesit-09.08.2019-TM2_2019-WEB.pdf

Verifikimin e gjendjes së plikos mund ta bëni te linku: https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi

Të ngjashme