ATK ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues për TM4 2018

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës sot me datë 7 shkurt, ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM4 2018.

Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,777.

Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së. Dorëzimi i plikove duhet të bëhet nga data 11 shkurt deri me datën 15 shkurt 2019, nga ora 8:00- 16:00.

Lista e fituesve gjendet publike në web faqe te linku: http://www.atk-ks.org/lista-e-fituesve-kuponat-fiskal/

Verifikimin e gjendjes së plikos mund ta bëni te linku: https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme