ATK me pesë projekte për rritjen e përmbushjes tatimore

Prishtinë | 18 Mar 2022 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Viti 2022, do të karakterizohet me projekte të ndryshme në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës, të cilat do të trajtojnë segmente të caktuara, ku sipas Planit vjetor të punës dhe Planit të Trajtimit të Rreziqeve, janë fusha të cilat paraqesin hendek tatimor.

Me synim të përmirësimit të përmbushjes tatimore, këta sektorë do të trajtohen përmes këtyre projekteve:

  1. Projekti “Ndërtimtari” (në vazhdimësi nga viti 2019)
  2. Projekti “Punësimi joformal apo punës së padeklaruar” (në vazhdimësi nga viti 2021)
  3. Projekti “Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor”
  4. Projekti “Mos-deklaruesit”
  5. Projekti “Mungesa në stoqe & malli pa origjinë – Tregtia me shumicë”

Qëllimi i realizimit të këtyre projekteve është rritja e përmbushjes tatimore, edukimi tatimor i bizneseve për obligimet që kanë ndaj ATK-së, rritjen e komunikimit me tatimpagues, si dhe luftimin dhe zvogëlimin e informalitetit.

Implementimi i projekteve të lartcekura kërkon shtrirjen e bashkëpunimit edhe me institucionet tjera, të cilat kanë në fokus këto veprimtari , me qëllim të intensifikimit të këtij bashkëpunimi, gjithnjë për te garantuar zbatimin e ligjshmërisë dhe cilësi në rezultate.

Të ngjashme