ATK njofton nxënësit me sistemin tatimor në Kosovë

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës, ka organizuar seminare me nxënës, në mënyrë që ata të njoftohen me rolin e ATK-së, si dhe rëndësinë e tatimeve në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit, në të gjitha drejtorit regjionale të ATK-së.

Lidhur me rolin dhe rëndësinë e tatimeve, ATK ka përgatitur materialin në formë vizuele, ku gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, në të gjitha fushat e jetës.

Nxënësit gjatë këtyre prezantimeve, me interesim të veçantë u parashtruan pyetje të shumta zyrtarëve të ATK-së, lidhur me tatimet.

Për gjatë periudhës janar-shtator 2018 janë mbajtur 47 seminare me nxënës, në të gjitha regjionet e ATK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme