ATK për 10 muaj inkasoi 40.8 milionë euro më shumë se vjet

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se projeksioni i të hyrave po vazhdon të tejkalohet. Siç thekson përmes një njoftimi për media, ajo deri më 31 tetor të këtij viti ka grumbulluar 88 % të të hyrave të përgjithshme vjetore, apo, shprehur në shifra, 391.6 milionë euro.

“Se kemi një nivel shumë të mirë sa i përket realizimit të planit të të hyrave, e tregon edhe krahasimi mes periudhave, nëse e krahasojmë periudhën janar-tetor 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 40.8 milionë euro, ndërsa më shumë se plani kemi 14 milionë euro”, thuhet në komunikatën e ATK-së, e cila thotë se do të vazhdojnë të punojë me përkushtim në realizimin, por edhe tejkalimin e projeksionit për vitin 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme