ATK-ja për 18 vjet ka inkasuar 5.2 miliardë euro

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 11:44 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rol kyç në stabilitetin e buxhetit të Kosovës, u tha sot në  18-vjetorin e themelimit të këtij institucioni. Gjatë kësaj periudhe janë inkasuar 5.2 miliardë euro të hyra.

Me këtë rast kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se roli i taksapaguesve në vend është shumë i rëndësishëm për ekonominë, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit më këtë rast ka garantuar qasje të barabartë në treg për të gjithë dhe ulje të nivelit informalitetit në vend.

“Taksapaguesi është njeri i Kosovës, dhe ai kur i kryen obligimet duhet ta ruaj ndjenjën e mirë ndaj Kosovës. Është detyrë e jona ta bëjmë taksapaguesin të ndihet mirë që po kryen obligim ndaj vendit. Ne mbledhim ndaj tatim paguesve, por mbledhim për qëllime madhore, ne jemi përgjegjës të krijojmë gjitha parakushtet që sipërmarrësit të zhvillohen. Një detaj i rëndësishëm është informaliteti në vend. Ne e dimë që shumë njerëz nuk mund të marrin pjesë më tregun legal në vend dhe ne duhet të ua lehtësojmë punën që ata të vijnë si të ligjshëm”.

Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, tha se kanë shënuar rezultat pozitiv përgjatë 18 viteve edhe përkundër sfidave.

“Fillimi i punës ishte me 30 zyrtarë për të arritur sot me 800 të punësuar. Sot kemi mbushur 18 vjet. Administrata është e orientuar drejtë shërbimeve të mira”.

“ATK ka një rol të rëndësishëm në stabilitetin financiar në buxhetin e Kosovës. Prioriteti është përmirësimi i shërbimeve të tatim paguesve. rezultat pozitiv. 5.2 miliardë euro për 18 vjet janë mbledhje”, tha ai.

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se ATK ka dhënë shembull në përmirësimin e reformave.

“Kemi lënë pas vetës një vit sfidash. Në shënimin e përvjetorit ne kemi arsye për të qenë krenar, ky është rast i mirë për të shprehur falënderimin për ndihmën e miqve ndërkombëtarë për ndihmën e tyre. Dua të përgëzoj organizatën për shembullin që ka dhënë për përmirësimin e reformave”.

“Nga perspektiva e së ardhmes na pret një punë shumë e madhe, në transformimin e ATK në një administratë moderne. Ne jemi të vetëdijshëm që arritja e këtyre reformave kërkon resurse dhe angazhim. Unë si ministër nuk e kam asnjë dilem që do ti realizojmë këtë reforma në të mirë ta vendit”.

Kurse kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se Administrata Tatimore e Kosovës është administratë e cila ka lindur bashkë me shtetin.

“Të flasësh fjalë miradije për Administratën Tatimore të Kosovës nuk është diçka që mirëpritet tek komuniteti i biznesit ku dihet që komuniteti i biznesit janë ata që kontribuojnë në buxhetin e Republikës së Kosovës por besoj që është koha kur duhet të tentojmë në qoftëse nuk mund të jemi të gjithë të mirë të paktën të flasim për veprat dhe vlerat e mira”.

“Ky është një takim i një rëndësie të veçantë sepse është një administratë e lindur me shtetin e forcuar me pavarësinë dhe është pjesë përbërëse e proceseve integruese, një administratë e cila duhet të analizohet në disa dimensione. Në dimensionin ekonomik, vet fakti që ka më tepër së 5 miliardë kontribute në buxhetin e Republikës së Kosovës është një indikatorë. Në aspektin social një administratë që fillon me 30 punëtorë dhe sot ka më shumë se 700 është është diçka krejt tjetër që dëshmon vlerën dhe avancimin”, tha ai.

Të ngjashme