ATK pjesë e një konference rajonale për modernizimin e administratës tatimore

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 14:27 | Nga

Nga data 26 deri 28 Mars 2018, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, së bashku me menaxhmentin e lartë, janë duke marrë pjesë në konferencën me temë ”Udhëheqja e ndryshimeve në një Administratë Tatimore Moderne”, e cila po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Sipas një komunikate nga ATK, në këtë ngjarje do të trajtohen temat nga ndryshimet më të fundit në drejtim të menaxhimit të ndryshimeve dhe sfidave që ballafaqohen shtetet në rajon. Po ashtu, si temë e veçantë do të trajtohet edhe menaxhimi i performancës në organizatë, në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Ekonomia Online.

Pjesëmarrës janë edhe përfaqësues nga Administratat Tatimore të Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë, Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Gjeorgjia, Moldavia, Mongolia,  Ukraina, Maqedonia, Rumania. Gjithashtu, pjesëmarrës janë edhe përfaqësuesit nga  Fondi Monetar Ndërkombëtar, CEF, Administrata Tatimore e Holandës.

Qëllimi është që të shkëmbehen përvojat dhe sfidat që janë duke kaluar administratat tatimore drejtë zbatimit të ndryshimit në organizatë, e cila është një ndër kushtet kryesore për të qenë organizatë moderne.

Të ngjashme