ATK publikon sistemin elektronik i cili ofron shërbimin për Menaxhimin e Rimbursimeve

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 09:41 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01 qershor 2018 është publikuar versioni i ri i Sistemit Elektronik – EDI, i cili ofron edhe shërbimin – Menaxhimi i Rimbursimeve.

Shërbimi i ri elektronik për Menaxhimin e Rimbursimeve është funksionalizuar në sistemin elektronik EDI, dhe është në dispozicion për tatimpaguesit, të cilët bëjnë kërkesë për Rimbursim, si: për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin në të Ardhura Personale dhe Tatimin në të Ardhura të Korporatave.

Përmes këtij shërbimi, tatimpaguesi mund të informohet se deri ku ka arritur të shqyrtohet nga ATK, kërkesa e tij për Rimbursim e dërguar më parë. Më konkretisht përmes shërbimit “Menaxhimi i Ribrusimeve”, tatimpaguesi mund të informohet për:

· Datë e kërkesës për Rimbursim;

· Vlerën e kërkuar;

· Llojin e tatimit;

· Statusin e shqyrtimit të kërkesës (Në pritje / Përfunduar / Refuzuar);

· Kategorizimin e tatimpaguesit sipas Rregullores së brendshme të ATK-së, A; B apo C;

· Datën e përfundimit, dhe

· Vlerën e aprovuar.

Të ngjashme