Auditorët e Ushtrisë Amerikane inspektojnë Ujin “Dea”

Prishtinë | 23 Kor 2017 | 12:04 | Nga

Auditorët e ushtrisë amerikane për mbrojtje dhe siguri të ushqimit në Europë dhe Afrikë kanë inspektuar fabrikën e ujit “Dea”.

Ky është inspektimi i dytë gjatë vitit 2017 në fabrikën e “Ujë Dea”, me ç’rast përfaqësuesit amerikanë panë nga afër infrastrukturën dhe zhvillimin e punës e cila bëhet në prodhim.

Kjo vizitë është kryer me qëllim që të shihet mënyra e furnizimit me ujë e cila bëhet në të gjitha bazat amerikane në Evropë dhe Afrikë, si dhe mënyra e trajtimit të ujit të ambalazhuar brenda këtij impianti, , thuhet në një njoftim të kompanisë “Adea Group”.

Përfaqësuesit e “Adea Group” kanë sqaruar në detaje lidhur me procesin teknologjik të marrjes dhe përpunimit të ujit duke i sjellë në këtë fabrikë tash e dhjetë vite të gjitha standardet e kërkuara nga ushtria amerikane, teksa ata dhanë shpjegime edhe për rritjen e rrjetit të shpërndarjes në Gjermani dhe Zvicër për konsumatorët tanë atje,. Gjithashtu, ata shpjeguan dhe procesin e kontrollit të përcjelljes së ujit deri tek përdoruesit.

“Kjo vizitë pati një rëndësi të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit pasi që, për së afërmi u informuan lidhur me sistemin e furnizimit me ujë dhe me trajtimin e ujit ‘Dea’ nga ekspertët laboratorik të punësuar nga kompania jonë duke përfshirë infrastrukturën, logjistikën dhe tërë sistemin e fabrikës ‘Dea’, e po ashtu u njoftuan edhe me aspektin shoqëror se si zhvillohet puna në atë ambient”, thuhet në një njoftim të kësaj kompanie.

Uji “Dea” është ndër produktet e pakta nga shtetet joanëtare, i lejuar për të furnizuar forcat e NATO-s dhe bazat amerikane në Evropë e Afrikë.

Ditë më parë, një gazetë italiane shkruajti se kontingjenti italian me mision në Kosovë ka pirë, të paktën deri më 2016, ujë kancerogjen. Sipas një mjeku italian, të cituar nga gazeta, uji i analizuar “Dea”, përmbante bromat, në sasi prej 65/97 mikrogramë-litër, që sipas tij është kancerogjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme