Auditori kritikon institucionet – Rizvanolli: Qeveria në agjendë e ka Ligjin për Nënshkrimin Elektronik

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 14:37 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin “Organizimi dhe menaxhimi i investimeve të teknologjisë së informacionit që ka të bëjë me të gjitha institucionet publike’.

Kryesuesja e Komisionit Hykmete Bajrami tha se sipas auditimit institucionet e vendit nuk kanë arritur të sigurojnë qeverisje të mirë të teknologjisë së informacionit.

Bajrami tutje ka përmendur që në këtë kohë kishte me qenë i nevojshëm edhe Ligji për nënshkrimin Elektronik.

“Auditimi ka nxjerr në pah që institucionet e Kosovës nuk kanë arritur të sigurojnë qeverisje të mirë të teknologjisë së informacionit dhe nuk kanë pasur një strategji për investime dhe koordinim. Është mirë që të dalat e raportit të merren me seriozitet nga institucionet e vendit përkatësisht nga Qeveria pasi që tash është duke hartuar edhe programin qeverisës”.

“Janë investuar 49 milionë dhe është shuma shumë e madhe dhe shumica e softuerëve të këtyre aplikacioneve nuk komunikojmë njëra me tjetrën, është e nevojshme që të kemi një institucion përgjegjës, kjo do të ndihmonte edhe në reformën e administratës publike. Mungesa e nënshkrimit të ligjit elektronik atëherë kjo do të mundësonte që një pjesë e madhe e shërbeve të merreshin në distancë”.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se me seriozitet do të trajtohen të gjitha të dalat, derisa kanë kërkuar që të procedohet me auditimi edhe për periudhën 2019/2020.

“Ne e kemi trajtuar këtë raport dhe shumicë e rekomandimeve do t’i adresojmë me përpikëri. Ne si MPB jemi duke punuar që këtë obligim ta përmbushim dhe deri me 7 qershor kemi kohë që të kemi me draftin në Qeveri”.

“Kam kërkuar një raport nga Policia mbi hapat që kanë marr, disa pika që flasin për trajtimin e krimit kibernetike. Ka projekte me kosto shumë të lartë. Qëndrimi ynë është se jemi të shqetësuar me të gjeturat e raportit dhe do të kërkojmë llogari pavarësisht që digjitalizimi është prioritet por do ti ndalim keqpërdorimet”.

Edhe Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha sa duhet bërë shumë punë për t’i rregulluar të gjitha të gjeturat nga auditori.

Rizvanolli tha se është në agjendën legjislative Ligji për nënshkrimin Elektronik, raporton EO.

“Ne si ministri përgjegjëse për hartimin në politika të teknologjisë kemi shumë punë për të bërë dhe jemi pajtuar me gjetjet e raportit dhe jemi zotuar që do të bëjmë gjithçka, në radhë të parë ofrojmë bashkëpunimin tonë për formimin e trupi koordinues për t’i koordinuar aktivitetet më mirë. Ne jemi pajtuar me gjetje dhe kemi punuar rreth gjetjes së zgjidhjeve që ka të bëjë me ministrin tonë”.

“Është në agjendën legjislative për sivjet dhe shume shpejtë do ta dërgojmë në parlament që të procedohet ky Ligj”, tha Rizvanolli.

Drejtori i Agjencisë së Shoqërisë Informative Kujtim Gashi ka përmendur disa prej sfidave që i kanë hasur si Agjenci.

“Shumë herë kemi pasur sfida në realizimin e objektivave tonë. Të gjeturat kanë rezultuar në kosto më të mëdha në fushën e teknologjisë informative. Ne kemi një kronologji të komunikimeve, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit ndërguar propozim në zyrën e kryeministrit dhe kemi marr përgjigje negative”.

“Ne kemi menduar që duhet të ekzistojë një strategji e vetme qeverisje elektronike dhe nuk ja kemi dalë që ta kalojmë këtë pengesë”.

Vlora Spanca, nga Zyra e Auditorit, tha se 70% e institucioneve kanë mungesë së strategjisë së teknologjisë së informacionit, raporton EO.

“70% e institucioneve publike kanë mungesë të strategjisë së politikave të IT-së”.

Kurse drejtori i Agjencisë së Shoqërisë Informative Kujtim Gashi tha se në qershor do të finalizojnë strategjinë.

Të ngjashme