Auditori me 18 rekomandime për “Bifurkacioni”, kryeshefi zotohet se do t’i përmbushin këtë vit

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 11:04 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë̈ Regjionale “Bifurkacioni” për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Deputeti Enver Haliti, ka paraqitur të gjeruarat kryesore të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Mes tjerash ka njoftuar se opinioni i raportit është i kundërt pra ka gjithsej 18 rekomandime për këtë kompani.

“Opinioni për kompaninë është opinion i kundërt pasiqë kompania ka mbivlerësuar shpenzime, nuk janë identifikuar konsumatorët e liruar nga tatimi i vlerës së shtuar për vitin 2020, ka hartuar pasqyrën e rrjedhjës së parasë të cilën nuk e ka paraqitur të saktë. Janë dhënë gjithsej 18 rekomandime nga Zyra Kombëtar e Auditimit për kompaninë Bifurkacioni”, është shprehur ai.

Ndërsa u.d. Kryeshefi Ekzekutiv, Nazif Asllani është shprehur se i pranon këto vërejtje, por është arsyetuar me ndërrim të planit të punës nga ai rajonal në nacional.

Poashtu Asllani ka thënë se nga 18 rekomandimet e Auditorit tashmë një është përfunduar si dhe është shprehur i bindur se brenda vitit do t’i zbatojnë edhe rekomandimet tjera.

“Ju tregoj që kompania rajonale Bifurkacioni ka kaluar në vitin e kaluar nga ai rajonal në nacional. Progres kemi pasë krahasuar me vitin e kaluar po shpresoj që edhe për këto të gjetura së shpejti do t’i rregullojmë”.

“Të gjeturat janë kryesisht mosasresim i saktë i financave. Kemi 18 rekomandime këtë vit kurse një prej tyre tashmë e kemi përfunduar. Kërkojmë mirëkuptim sepse kemi kaluar nga një rang në tjetrin dhe kemi pasur ndryshime të mëdha si në staf e punë. Jemi pajtuar që ekzistojnë dhe janë të vërteta të gjeturat”.

“Auditorët e kemi pasë në pushim të lehonisë dhe nuk ka mund të bëjë  auditimin e brendshëm me kohë. Një prej departamenteve më i përgatitur është ai i financave ku kemi 17 ekonomisë me përvojë 20 vjeçare. Brenda viti po shpresoj që do t’i rregullojmë. Jemi munduar që qytetarëve tu bëjmë presion për pagesën e borxheve”, ka thënë ai para deputetëve.

Të ngjashme