Austriakët shpenzojnë 200 milionë euro për Vitin e Ri

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Austriakët do të presin festën e Vitit të Ri, duke shpenzuar rreth 200 milionë euro në natën më të çmendur.

Madje, 91 për qind e të rriturve austriakë, ose 6.6 milionë, do të ngrenë dolli në fillim të vitit 2019, që do të thotë se do të shpenzojnë dy milionë shishe verë.

Në total, sipas vlerësimeve të Odës Ekonomike, austriakët shpenzojnë 200 milionë euro në Vitin e Ri dhe vjenezët do të shpenzojnë 60 milionë euro.

Mesatarisht, çdo qytetar i Austrisë do të shpenzojë rreth 47 euro në natën e Vitit të Ri. Burrat do të shpenzojnë 52 euro dhe gratë 43 euro.

Vetëm në Vjenë pritet të festojnë 700,000 njerëz në “Udhëtimin e Vitit të Ri” tradicional në Vjenë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme