“Auto Mita” dhe “Galvazing” certifikohen si Operatorë Ekonomikë të Autorizuar

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dogana e Kosovës ka ndarë certifikatat për dy kompanitë kosovare “Auto Mita” dhe “Galvazing” të certifikuara si Operator Ekonomik i Autorizuar (OEA), raporton Ekonomia Online.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha, deklaroi se Kosova është ndër vendet e para në rajon që ka autorizuar bizneset me standarde evropiane.

Berisha njoftoi se kompanitë e verifikuara do të kenë lehtësira tregtare dhe zhdoganim.

“Në emër të Doganës shpreh falënderimi për Bankën Botërore dhe GIZ-in gjerman. Ne jemi shumë të lumtur që kemi dy kompanitë e para që po autorizohen. Koncept evropian e botëror dhe tregon që institucionet e Kosovës kanë arrit të kenë standardet e larta evropiane por edhe bizneset. Operatorët e autorizuar ekonomik i merr ato lehtësira në nivel vendi. Në aspektin regjional nuk ka shumë kompani që i kanë përmbush këto standarde dhe e kanë marrë këtë status andaj Kosova është ndër vendet e para. Dogana i jep lehtësira maksimale bizneseve. Shpresojmë të vazhdojmë edhe me kompanitë e tjera”, tha Berisha.

Koordinatori i projektit, Ibrahim Xhakaj, theksoi se kompanitë përveç lehtësirave doganore do të kenë edhe benefite tjera.

“Dogana e Kosovës kanë kompletuar bazën ligjoren për operatorë ekonomik. Programi është në funksion dhe jemi në përgatitje të certifikatave tjera. Dogana e Kosovës është në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe hyn në kuadër të lehtësira tregtare. Këto kompani tani janë në partneritet të ngushtë me doganën dhe do të mund të shfrytëzojnë lehtësirat tregtare doganore dhe zhdoganim. Ne do të vazhdojmë edhe me tutje, përveç përfitimeve doganore do të kemi edhe përfitime tjera”, tha ai.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore, Mimoza Miftari, tha se kompanive do t’iu zvogëlohet koha dhe kosto gjatë procesit të importit dhe eksportit.

“Grupi i Bankës Botërore ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm qysh nga viti 2017. Programi për lehtësirat e tregtisë mbështet vendet për të përmbushur obligimet që janë në marrëveshje. Duke zvogëluar kohën dhe koston në procesin e eksportit dhe importit”, tha ajo, raporton EO.

Përfaqësuesja e GIZ gjerman, Tanja Boshkovic, deklaroi se do të vazhdojnë edhe me tutje të mbështesin projekte të tilla.

“Falënderoj gjithëve juve dhe ju përgëzoj për punën. Falënderoj Kosovën për punën e bërë deri me tani. Ne jemi të gatshëm të insistojmë edhe me tutje. Ne do të jemi të hapur në çdo kohë për ti përkrahur iniciativat e juaja. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen për bashkëpunimet tona, urime për projektin”, u shpreh ajo.

Zgjim Mita nga kompania Auto Mita, tha se do të mbesin partner shembull për Doganën dhe shtetin e Kosovës.

“Sot jemi mbledhur për të bërë një hap mjaftë të rëndësishme për bizneset. Kjo dëshmon per bashkëpunimin dhe besimin që kemi me Doganën e Kosovës. Do të përshpejtoj procesin dhe do të ulë koston. Do të jemi partner shembull për Doganën dhe shtetin e Kosovës. Nuk është rastësi që Dogana njihet si një institucion kredibil”, ka thënë ai, raporton EO.

Petrit Shala nga kompania “Galvazing”, tha se ndihem të previligjuar si dhe theksoi se tani kompania do të jetë me fleksibile.

“Vitin e ardhshëm priten të hapen edhe dy kompani të tjera për përpunimin e metaleve dhe ku do të punësohen 50 punëtor. Ndihemi të previligjuar për të poesduar këtë certifikatë. Do të jemi më fleksibil për eksportin ndaj shteteve të huaja. Shpresoj që te kemi edhe shumë kompani të tjera që do të autorizohen me këtë certifikatë”, tha ai.

Pjesëmarrës në këtë organizim ishin zyrtarë doganor dhe përfaqësues të bizneseve.

Të ngjashme