Autoriteti i Konkurrencës do ta hetojë rritjen e çmimit të maskave nëpër barnatore

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti i Konkurrences do të dërgojë gjatë ditës së sotme hetues nëpër barnatore, rreth rritjes së çmimit të maskave.

Valon Prestreshi, drejtor i këtij autoriteti, ka thënë për “Sot” të KTV-së se janë marrë shumë ankesa nga qytetarët për rritjen e çmimit të maskave dhe se do të dilet për të vërtetuar nëse ka marrëveshje nga barnatoret për rritje të çmimit, gjë kjo e ndaluar.

Aktualisht, në shumë barnatore ka mungesë të maskave, të cilat po përdoren si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Të ngjashme