Avancohet bashkëpunimi mes Republikës së Çekisë dhe Odës Ekonomike të Kosovës

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 16:45 | Nga

Në prani të Ambasadorit të Republikës së Çekisë në Kosovë ŠILHAVÝ, Oda Ekonomike e Kosovës dhe GEOtest nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për implementim të projektit “Krijimi i planeve të biznesit për NVM-të në Kosovë” përkrahje nga Qeveria e Republikës së Çekisë, respektivisht Czech Development Cooperation.

OEK-u sot në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, ka pranuar fillimisht manualin e hartimit të biznes planit i cili do të instalohet si platformë online dhe to të jetë i qasshëm për bizneset kosovare, qëllimi i së cilit është udhëzimi i tyre në hartimin sa më profesional të biznes-planit që do të kontribonte në rritjen e konkurrueshmërisë dhe planifikimit më të mirë financiar të ndërmarrjeve tona.
Doracaku i planit të biznesit i hartuar nga GEOtest konform nevojave të Kosovës, do të përdoret si material edukativ për shfrytëzimin e uebfaqes dhe ofrimin e shërbimit nga ana e OEK-ut për anëtarët e saj, një mundësi poaq e mirë edhe për promovim të Kosovës, si një ekonomi konkurruese.

Në kuadër të këtij projekti, roli i Odes Ekonomike të Kosovës mbetet thelbësor, duke përfshirë organizimin e ditëve informuese dhe promovuese të kësaj platforme në katër njësi rajonale të OEK-ut, respektivisht Gjilan, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë.

Qëllimi kryesor i këtyre takimeve do të jetë ngritja e vetëdijes së komuniteit të biznesit kosovar për rëndësinë e planit të biznesit, duke theksuar rëndësinë e tij si një mjet për arritjen e suksesit të biznesit.
Fokusi do të jetë krijimi, vlerësimi dhe zbatimi i planeve të biznesit së bashku me rreziqet e përfshira në zbatimin e planit të biznesit. Theksi do të jetë në shpjegimin e përfitimeve që kanë bizneset nga një plan biznesi, pasi ky mjet ofron një strategji të qartë biznesi dhe synime që ata duan të arrijnë. Rëndësi të vecantë do ti kushtohet çështjes së planifikimit financiar, pasi është një nga arsyet kryesore për krijimin e një plani biznesi dhe marrjen e fondeve të caktuara.

Oda Ekonomike e Kosovës edhe më tutje mbetet e përkushtuar në fuqizimin e komunitetit të biznesit kosovar, me qëllim avancimin dhe ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë kosovare, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe përfshirjen e tyre në proceset ekonomike në vend, si parakusht për fuqizim të ekonomisë tonë dhe plasimin e rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në mekanizma tjerë relevant.

 

Të ngjashme