Azemi pret të takohet me Kurtin: Me 1 maj të vendoset për pagën minimale

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 08:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një intervistë për Ekonomia Online tha se kanë bërë kërkesë për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ky takim Jusufi pret që të ndodh javën e ardhshme. Sipas tij, Qeveria Kurti ka premtuar 350 euro pagë për punëtorët e sektorit privat, duke shtuar se pret që që vendimi të nënshkruhet me 1 maj.

“Ne zyrtarisht kemi bërë kërkesë për takim. Unë e kuptoj që kryeministri vetëm sa ka ardhur dhe nuk do të jemi prioritet ne po shpresojmë që javën e ardhshme do të ulemi të bisedojmë. Ne gjithherë po thirremi në atë që kryeministri i Kosovës vitin e kaluar ka premtuar që paga e punëtorëve të sektorit privat të jetë 350 euro”.

“Andaj unë e inkurajojë kryeministrin e Kosovës që ndoshta do të jetë një ditë simbolike që kjo pagë të nënshkruhet me datën 1 maj që do të jetë edhe dita e punëtorëve që këtyre punëtorëve të iu japë fuqi dhe vullnet për punën që janë duke bërë”.

Sipas tij, rënia e rasteve të të infektuarve jep sinjal se Kosova është duke shkuar në rrugë të mbarë, raporton EO.

Tutje, ai tha se tani punëtorët e sektorit privat po e paguajnë faturën e atyre të cilët po luftojnë për pushtet.

“Pikërisht tash kur filluan edhe rastet të bien shifra nga 1 000 të infektuar të bie në 400 të jep një sinjal se jemi duke shkuar në rrugë të mbarë dhe pikërisht po kjo qeveri e sjelli gjendjen deri tash. Tani ne po e paguajmë faturën e njerëzve të cilët luftojnë për pushtet”, tha Azemi.

Të ngjashme