Bajrami: Jemi në negociata me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës anti-Covid

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 10:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova është në negociata me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Financave, Hykmete Bajrami të premten në një konferencë për medie.

“Si Ministri e Financave jemi në negociata intensive me Bankën Botërore në mënyrë që të hyjmë gjithashtu në një projekt të sigurimit dhe financimit të vaksinës anti-Covid, dhe kjo na bën të sigurt se ne do të jemi ndër vendet e para në fakt që sapo të dalë vaksina të arrijë. Do të thotë kur ata të furnizohen në mesin e shumë vendeve të tjera do të jetë edhe Kosova. Këto janë parashikimet tona duke u bazuar në situatën aktuale”, ka thënë Bajrami.

Të ngjashme