Bajrami konfirmon “zhdukjen” e mbi 2 milionë eurove, nga një operator ekonomik

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 16:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Financave me anë te një konference për medie ka sqaruar “zhdukjen” e 2.1 milionë eurove. Hykmete Bajrami ka thënë se këto mjete janë transferuar nga Thesari në një operator ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka njoftuar se për këtë rast është arrestuar një person, ndërsa një tjetër është suspenduar.

“Po japim një lajm jo të mirë ku nga 4 transaksione 2.1 milion euro kanë shkuar në llogari nga Thesari i shtetit. Janë suspenduar  dy zyrtarë. Kemi gjurmuar të gjitha transaksionet. Organet e rendit po merren me rastin dhe po bëjnë përpjeke që këto mjete ti kthehen Republikës së Kosovës. Kemi bë të gjitha kontrollet e nevojshme dhe ku garantoj se po gjurmohet gjithçka”, tha ajo.

“Zyrtarët janë të thesarit. I arrestuari punon në thesar që 11 vite kurse tjetri i suspenduar është eprori i tij”

“Tani me datën 9 tetor kanë ndodhë transaksionet dhe janë bërë pagesa në emër të një operatori privat”, tha ajo.

Ajo ka thënë se paratë e buxhetit të Kosovës janë të sigurta.

Të ngjashme