Bajrami: Kosova ofron mundësi për investitorët e huaj

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 11:35 | Nga

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim atasheun për ekonomi të Ambasadës austriake në Kosovë, Gerhard Schlattl.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet ekonomike në mes të Kosovës dhe Austrisë. Palët konstatuan se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar në mes të dyja vendeve është i shkëlqyeshëm dhe se ka mjaft hapësirë që të rritet më tej intensiteti i bashkëpunimit dhe investimeve.

Ministrja Bajrami e njoftoi musafirin austriak rreth mundësive që ofron Kosova për investitorët e huaj dhe siguroi që reformat që po ndërmerren nga Qeveria e Kosovës po krijojnë një klimë shumë pozitive për investitorët. Kjo ka bërë që të kemi rritje të volumit të investimeve të huaja direkte në vendin tonë, tha ministrja.

Palët u pajtuan që do të shtojnë angazhimin e përbashkët me qëllim të forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik në mes të të dyja vendeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme