Bajrami: Marrëveshjet ndërkombëtare kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e së enjtes, kanë votuar pesë marrëveshje ndërkombëtare.

Për votimin e këtyre marrëveshjeve është shprehur edhe ministrja e Financave dhe Transfereve Hykmete Bajrami.

Ajo në një postim në Facebook, ku edhe ka listuar marrëveshjet e votuara, ka falënderuar deputetët për votën e tyre.

Postimi i plotë i Bajramit:

Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës u votuan këto marrëveshje ndërkombëtare:

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

Falënderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që votuan pro këtyre projekteve të rëndësishme, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit.

Të ngjashme