Bajrami paraqet arsyetimet për shkarkimin e Ilir Murtezajt, thotë se ka bërë shumë shkelje

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 10:44 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka thënë se  drejtori i shkarkuar i ATK-së, Ilir Murtezaj ka bërë shumë shkelje, raporton Ekonomia Online.

Ajo gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere lidhur me shkarkimin e Murtezaj, ka përmendur disa shkelje që sipas saj janë bëjë.

 “Drejtori ka hartuar dhe nënshkruar në kundërshtim me ligjin që është në hartim me rregulloren e punës së ATK-së. Kjo shkelje është aprovuar edhe nga ministria e Administratës Publike, ku nder të tjerash thuhet se nuk i’u është nënshtruar procedurave”.

“Unë kam biseduar me ish -drejtorin dhe më është përgjigjur që ka vepruar në përputhje me ligjin. Nuk qëndrojnë se ai ka vepruar në harmoni me FMN. Në një e-mail ndër te tjerat thuhet se ‘implementimi i të strukturave në ATK thotë se ka qenë rekomandim i yni dhe FMN thotë se nuk e ka marrë për bazë hartimin e atij ligji”.

“Gjithashtu shkelja e dytë që ka bërë është se ka shpallur konkurs për tri pozita kundërligjshëm. Shkelja është evidentuar edhe nga ministria e Administratës Publike”, tha Bajrami teksa shtoi se gjithashtu ka degraduar pozita me akt emërime.

“Ka shpallur staf teprice e në të njëjtën kohë ka shpallur konkurs për disa pozita”, ka thënë Bajrami para anëtarëve të këtij komisionit.

Kujtim Gashi nga PDK-ja pyeti ministren Bajrami përse u shkarkua Murtezaj ku sipas tij, raporti i FMN-së dhe raporti i progresit e paraqesin me performancë të mirë ATK-në.

“Si mund të shkarkohet një drejtor kur raporti i FMN-së thotë se ka pasur një progres të mirë të zbatimit të planit të ATK. Në këto raporte thuhet se janë shtuar mbledhjet e borxhe”.

“Edhe në raportin e progresit flet mirë për ATK, ku të hyrat thonë se janë rritur me katër për qind. Të njëjta i ka paraqitur edhe Banka Botërore, për të cilët e shohin me një performancë të mirë. Për gjitha këto të arritura, a e keni menduar se një meritë të vogël mund ta ketë pasur ky drejtor”, ka thënë Gashi.

Për gjitha keto përgjigje i dha ministrja Bajrami.

“Asnjëherë nuk i kam kontestuar raportet botërore. Ka qenë ë vështirë të punohet me qindra e-mail që janë marrë duke u ankuar në të dhe nuk mundesh t’i mbyllesh sytë kur një asistente administrative ngritet në pozitë të inspektorët”, tha ajo.

Mimoza Kusari-Lila ia përmendi deklaratat e ish-drejtorit Murtezaj, ku ky i fundit kishte akuzuar për nepotizëm kryeministrin Avdullah Hoti, sa ishte në krye të ministrisë së Financave.

Pyeti ministren nëse kanë marrë vërejtje me shkrim për perfomancë të dobët për ish-drejtorët ATK-së dhe Doganës.

“Nuk kemi dalë me bo spektakël medial. Ato shkeljet që i përmenda janë transparente. Në Qeverinë e kaluar kanë ndodhur dhjetëra shkarkime dhe asnjë ministër nuk ka ardhur me raportuar në komision, kam ardhur me shpjeguar në detaje vendimet për shkarkim”.

E kjo pyetje nxiti debat ndërmjet Kusari-Lilës dhe ministres Bajrami. E akuzuan njëra-tjetrën se me këto vendime po bëjnë politikë, raporton EO.

“Zonja Kusari-Lila për gjitha vendimet janë na përputhje me ligjin dhe janë konfirmuar nga Ministria e Administratës Publike për gjitha shkeljet. Janë në e-mail dhe vendimin për shkarkim nuk e merr ministria e Administratës Publike por ne si MF”, tha Bajrami.

Të ngjashme