Bajrami priti në takim drejtorin e BERZh-it, flasin për programin për rimëkëmbje ekonomike

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur në takim drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Kosovë, Neil Taylor, me të cilin ka diskutuar për programin e Qeverisë Hoti, me theks të veçantë për planet e Qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, pas pandemisë COVID-19.

Gjatë takimit Ministrja Bajrami e njoftoi drejtorin e BERZH-it për Kosovë Nil Taylor, për përgatitjen e Rishikimit të Buxhetit si dhe përshtatjen e tij me programin e Qeverisë Hoti ku përfshihet edhe krijimi i programit për rimëkëmbje ekonomike.

Ajo gjithashtu falënderoi drejtorin e BERZH-it për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë e Financave në projektet e përbashkëta në funksion të forcimit të ekonomisë së Kosovës dhe kërkoi intensifikimin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy institucioneve.

Nga ana e tij, drejtori i BERZH-it në Kosovë, uroi Ministren Bajrami për pozitën e re dhe shprehu gatishmërinë e BERZH-it për thellimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave në projekte të përbashkëta, në përmirësimin e infrastrukturës së vendit dhe fuqizimin e sektorit privat.

Të ngjashme