Bajrami priti takohet me ambasadorin norvegjez Grondahl

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl, me të cilin ka diskutuar për programin e Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e financave publike, ruajtjen e stabilitetit makro-fiskal si dhe programin për rimëkëmbje ekonomike të vendit pas dëmeve të shkaktuara si pasojë e pandemisë Covid19.

Ambasadori Grondahl uroi Ministren Bajrami për detyrën e re dhe gjithashtu shprehi gatishmërinë e shtetit të Norvegjisë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Kosovës në fuqizimin e ekonomisë dhe forcimit të institucioneve. 

Palët u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin reciprok në funksion të thellimit të marrëdhënieve ekonomike në të mirë të të dyja vendeve. 


Të ngjashme