Bakija: Institucionet duhet t’u ofrojnë siguri investitorëve

Prishtinë | 15 Pri 2018 | 09:08 | Nga

Për të rritur shkallën e punësimit institucionet e vendit duhet të krijojnë oferta atraktive për investime të jashtme, siguri të konkurrencës së drejtë dhe luftim të informalitetit, ka thënë Jetmir Bakija, hulumtues i politikave sociale në organizatën “Demokracia Plus”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, privatizimi i Brezovicës apo tërheqja e investimeve për një resor dimëror do të mundë të ndikonte pozitivisht në punësim. Në një intervistë për gazetën ai ka thënë se po të kishte seriozitet më të madh të Qeverisë asetet si Telekomi apo “Trepça” do të mundë të kishin ndikim të madh në punësim.

Ofertat e mira për investitorë të jashtëm, siguri të investimeve, energji të qëndrueshme, politika të arsimit, sipas kërkesës së tregut të tashëm dhe atij që parashikohet në të ardhmen dhe luftimi i korrupsionit në gjitha nivelet, sipas tij, janë parakushte për ndryshimin e trendit negativ të gjendjes sociale dhe ekonomike.

Të ngjashme