Balaj: Mirëpresim ndërprerjen e kontratës, Prokuroria të vazhdojë hetimet

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 17:17 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Telekomi i Kosovës, ka shkëputur kontratën me Z-Mobile. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lahmih Balaj, këtë ditë po e quan si të veçantë dhe se sipas tij nga nesër kjo ndërmarrje do të frymojë lirshëm, raporton EkonomiaOnline.

 “Sot është një ditë e veçantë për Telekomin e Kosovës ajo që është thënë me vite të tëra nga me si sindikatë po konkretizohet përfundimisht, ka përfunduar një marrëveshje me Z-Mobile dhe do të vazhdohet, nga nesër Telekomi frymon lirshëm nga kontrata ma e dëmshme që ka qenë në Kosovë, tha ai.

Kjo Sindikatë i bënë thirrje Prokurorisë që të hetojë kontratën se çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

“I bëjmë thirrje prokurorisë që me hetua se çka ka ndodhur në të kaluarën”, tha ai.

Balaj njoftoi se pas këtij vendimi, edhe greva e punëtorëve të Telekomit ka përfunduar.

Të ngjashme