Balkan Green Foundation publikon raportin final për dekarbonizimin e sektorit të ngrohjes

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Pas diskutimit të hapur të mbajtur javën e kaluar me temën “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë”, Balkan Green Foundation ka publikuar raportin final që përmban praktikat më të mira nga vendet e rajonit dhe Evropës, të cilat duhen konsideruar për të u aplikuar në Kosovë në mënyrë që të përmirësohet gjendja e sektorit të ngrohjes në Kosovë, shkruan EkonomiaOnline.

“Rruga drejt dekarbonizimit të sektorit të ngrohjes do të jetë sfiduese, veçanërisht, nëse nuk ndërmjerren masa, situata mjedisore dhe shëndetësore vetëm do të përkeqësohet”, thuhet në raport.

Tutje thuhet se përderisa sektori i ngrohjes në Kosovë vazhdon pa rrugë të qartë dhe pa nxitje për qytetarër që të përdori zgjidhje më të qëndrueshme te ngrohjes, rruga drejt një sektori të ngrohjhes së pastër duket larg.

Ata propozojnë prioritizimin e një agjende të qëndrueshmë të energjisë që përfshinë të gjithë sektorët, duke përfshirë shfaqjen e paradigmave të reja, të tilla si bashkimi i sektorëve energji-ngrohje.

“Një kombinim i praktikave të mira duke filluar nga masat stimuluese për efiçiencë të energjisë dhe teknologjitë me karbon të ulët, rikonstruksioni, standardet e eko-dizajnit, taksat dhe ndalimet, do të çojnë patjetër drejt një të ardhmeje me një sektor të pastër të ngrohjes”, thuhet në raport.

Raportin e gjeni >>> KËTU

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme