Banka Botërore zotohet për mbështetje të mëtutjeshme të BQK-së

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Guvernatori, Fehmi Mehmeti gjatë takimeve pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që po mbahet në

Uashington është takuar me Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller dhe me Drejtoreshën e

Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.

Në këto takime, tema të diskutimit kanë qenë zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, politika zhvillimore e kredive (Development Policy Loan DPL), portofolio e projekteve me BB-në dhe statusi i implementimit të tyre, pastaj projektet që planifikohen të realizohen dhe do të parashtrohen kërkesat për asistencë teknike.

Guvernatori Mehmeti ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë BQK-së në zhvillimin e shumë projekteve me rëndësi për sistemin financiar në Kosovë.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Bankës Botërore janë shprehur të kënaqur me realizimin e projekteve të deritashme, duke premtuar mbështetje të mëtutjeshme për BQK-në.

Delegacioni i BQK-së i kryesuar nga Guvernatori Mehmeti është takuar edhe me Drejtorin e Konstituencës tonë në Bankën Botërore, Guenther Schoenleitner.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme