Banka për Biznes lanson programin “Juniors 2”, ndihmon studentët të përgatitet për tregun e punës

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 13:26 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka për Biznes (BPB) ka lansuar programin “Juniors 2”. Anita Kosumi-Ajeti, udhëheqëse e Burimeve Njerëzore në BPB tha se një program i tillë do të bëhet në vazhdimësi edhe viteve tjera në mënyrë që studentët që i qasen tregut të jenë të përgatitur, raporton Ekonomia Online.

“Ne e kemi nis ide për rekreutim të kandidatëve tonë vitin e kaluar. Prej gjeneratës së kaluar 8 prej kandidatëve janë të punësuar në bankën tonë, në departamente të ndryshme. Kemi bashkëpunim me të gjitha universitetet dhe shpresojmë që një praktike e tillë do të jetë e suksesshme edhe në vazhdim”.

Arton Celina, kryeshef Ekzekutiv i Bankës për Biznes, tha se detyrë e tyre primare është që tu japin universiteteve shtegun e saktë se çka tregu kërkon.

“Vitin e kaluar ne kemi eksperimentuar me këtë program, kemi lansuar këtë program për shumë arsye, ne si institucion bankar jemi nisur nga fakti se stafi i kualifikuar është problem për të gjitha industritë dhe numri i madh i të papunëve na ka nxitur të merremi me këtë problem. Kjo ka qenë pozitive edhe për ne edhe për universitetin. Detyra jonë primarë është që tu japim universiteteve shtegun e saktë se çka ne kërkojmë”.

“Në këtë bashkëpunim, universitetet do të prodhojnë saktësisht atë se çka ne kërkojmë. Ne e kemi bërë korrikulen tonë e që në fund rezulton me na dhënë produktin që e kërkojmë. Sot jemi të ekspozuar ndaj ndryshimeve të mëdha teknologjike, pra, çështja e ‘life long lerning’ është bërë pjesë e jetës tonë. Shpresoj që vitin e ardhshëm numri 8 do të bëhet 16”.

Merita Koqinaj-Berisha prorektore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, tha se bashkëpunimet e tilla siç është ai me Bankën për Biznes ndihmojnë universitetet dhe studentët që të jenë të gatshëm për tregun e punës, raporton EO

“Ky program është i rëndësishëm edhe për ne si UP, sepse përfitojnë shumë studentët tonë. Janë krijuar ura të bashkëpunimit mes organizatave ndërkombëtare e vendore për të. Mbështet objektivat e universitetit. Zyra për Zhvillim të Karrierës është një aset i rëndësishëm për UP-në. Zyra për Zhvillimin e Karrierës kontribuon që studentët gjatë studimeve të përfitojnë shkathtësi shtesë”, tha ajo.

Edmond Hajrizi, rektor i Kolegjit UBT, tha se një model i tillë inovativ duhet të merret shembull nga industrtë e institucione tjera.

“Modeli që ka zhvillu Banka është model inovativ për Kosovën, është proces i qëndrushëm që të jetë në vazhdimësi. Është model i mirë që të bëhet për industri tjera dhe institucionet tjera. Ky relacion mungon në Kosovë dhe nuk është mirë i përpunuar”.

“Akademia në periudhën 3 vjeçare nuk arrin t’i përfshijë mirë kompetencat dhe ky paralelizëm e përshpejton që ju të jeni gati për ato kompetenca. Tregu nuk ka kohë më të pres që njerëzit të shkollohen e të trajnohen me vite të tëra, ata duan që sa më shpejt të kenë njeriun e duhur në detyrë”, tha ai.

Bardha Qirezi, rektore në kolegjin Riinvest, tha se përmes një programi të tillë studentet kuptojnë tregun ku punojnë.

“Ky bashkëpunim ka siguruar që në Riinvest të kemi ligjërues mysafirë dhe të ekspozohemi ndaj të rejave që sektori bankar i ka pasur gjatë viteve. Ekspozimi ndaj këtyre përvojave bënë që studentet të kuptojnë sektorin se ku punojnë”.

“Për Riinvestin është e rëndësishme që studentët të punësohen. Si studentë ju duhet të përkushtoheni gjatë këtij programi dhe të tregoni etike në punë sepse sot është problematike punësimi i të rinjve”, tha ajo.

Argjenta Islami, pjesë e programit BPB Juniors 1, ka ndarë me të pranishmit përvojën e saj, duke falënderuar këta të fundit për mundësinë, raporton EO.

“Unë sot po flas para jush për një përvojë të rëndësishme. Nuk po e cilësoj si të tillë vetëm pse e gëzoj statutin si e punësuar mirëpo sepse gjatë kësaj kohe kam mësuar shumë nga njerëz të cilët kanë dekada përvojë. Ne u ligjëruam dhe u trajnuam nga profesionist të fushës së bankingut. Të jesh pjesë e BPB Junoirs do të thotë të prekesh tregun e industrisë”, tha ajo.

Dea Peja, kandidate nga BPB Juniors 2, tha se nga ky program do të dalin të përgatitur profesionalisht.

“Besoj dhe shpresoj që ky program do të na përgatit profesionalisht. Unë jam e bindur që ky program do të na mbush bagazhin. Shpresoj që secili nga ne ta shfrytëzojë këtë mundësi”, tha ajo.

Të ngjashme