Bankat pasurohen, bizneset e vogla varfërohen

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Shumicën e pagesave furrat e marketet e vogla e kanë me para të imëta.

E kur vjen koha e deponimit të tyre në banka, duhet të paguajnë tarifa të larta.

Pronari i furrës, Luz Mita, ankohet se bëhet fjalë për përqindje të papërballueshme, njofton Klan Kosova.

”Nëse i dorëzojmë në bankë, banka na merr 5 përqind provision që është shumë jashtëzakonisht e lartë 5 %. Nëse i dërgojmë 100 copë nga 2 euro, banka i merr 100 euro”, thotë Mita.

Oda e Afarizmit të Kosovës disa herë mbajti takime me guvernatorin e BQK-së Fehmi Mehmeti, nga i cili mori premtime se tarifat do t’i ulin.

Zëdhënësja e OAK, Fjolla Smajlaj, konfirmon të kenë marrë zotime për ndihmë.

”Kemi marë premtime se do t’ shqyrtojnë kërkesat. Ne kemi kërkuar uljen e kësaj tarife pasi edhe vendet e rajonit, e kanë 2 deri në 3 përqind”, thotë Smajlaj.

Sipas saj, arsyetimi i bankave komerciale ka qenë se për numërimin, ruajtjen e administimin e këtyre parave janë të punësuar persona të vecantë në bankë, prandaj edhe ekziston kjo tarifë.

Por, në Shoqatën e Bankave të Kosovës përmes një emaili thanë se ky proces ka një kosto direkte dhe indirekte. Për më tepër bankat janë të lira vetë ti përcaktojnë cmimet.

”Çështja e përcaktimit të përqindjes si tarifë për deponim të monedhave është qështje e bankave individualisht, respektivisht, e tregut te lirë të çmimeve”, thuhet në përgjigjen e Shoqatës së Bankave.

Të ngjashme