Bardh Ahmeti: Shkuarja e Kuvendit në pushime, pa votuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike ka qenë absurde

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i ekonomisë, Bardh Ahmeti, ka kritikuar deputetët për mos votim të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti ka thënë se shkuarja e Kuvendit në pushim, pa votuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike ka qene absurd.

Postimi i plotë i tij:

Vete shkuarja e Kuvendit ne pushim, pa votuar ligjin per rimekembje ekonomike ka qene absurd. Sot, kur ka filluar sesioni vjeshtor edhe me e pa besueshme eshte qe nuk u votua ky ligj.

Eshte per Guinness se si ne te gjithe boten shteti i ka ndihmuar sektorit privat, kurse tek ne sektori privat ka punuar, ndonese buze falimentimit, me kriju te hyra (tatime) per shtetin, qe ata me marr 100% paga dhe beneficione.

Listat e pagave, shpenzimet fikse dhe operative, shpenzimet shtese per pune ne kushte pandemie te sektorit privat jane peshe e jashtezakonshme. Askush spo kerkon fitime, vetem mbijetese. Vendet e punes te humbura dhe bizneset e mbyllura nuk do te rikuperohen lehte. Pesha kryesore bie mbi shumicen!

Të ngjashme