Bashkëpunimi ndërmjet AKB-së dhe ATK-së, ndikon në rritjen e fiskalizimit të bizneseve

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 13:35 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka pritur në takim drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezi, me të cilin diskutuan lidhur me  angazhimin e ATK-së në shërbim të bizneseve dhe prodhuesve vendës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka deklaruar që së bashku me ATK-në kanë arritur të rrisin mentalitetin fiskal të bizneseve.

Shahini ka njoftuar se të gjitha bizneset vendore të cilat paguajnë taksa të rregullta, do të kenë mundësinë që të fitojnë kredi apo beneficione tjera.

“Diskutuam çështje të rëndësishme AKB dhe ATK në funksion të bizneseve vendore. Ne kemi punuar që të rrisim mentalitetin fiskale që ATK t’i shoh bizneset si partnerë të përbashkët. Falë bashkëpunimit tonë kemi arritur të ndryshojmë mentalitetin fiskal të bizneseve. ATK ka ngritur performancat e saj profesionale dhe bizneset kanë arritur të mbajnë kontributet dhe taksat e tyre fiskale. ATK është në proces me tutje të fiskalitetit, kjo e bënë që informaliteti mbetet nën 30%. Bizneset të filet paguajnë taksa të rregullta i ndihmojnë atyre që të fitojnë kredi apo ndonjë beneficion tjetër. 565 biznese prodhuese janë në rritje të eksportit, gjë që është më e mirë se vitin e kaluar. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë”, tha ai.

Kryetari i ATK-së, Ilir Murtezi, theksoi se fiskaliteti do të ndihmojë në parandalimin dhe mospajtimin e bizneseve në çfarëdo forme.

 Murtezi bëri të ditur se do të vazhdojnë të investojnë në sistemin elektronik  për përfundimin më të lehtë të pagesave.

Me tej, Murtezi theksoi se në këtë vit ka pasur rreth 12 % të të hyrave në krahasim më vitin e kaluar.

“Kjo është një praktikë e mirë e bashkëpunimit për bizneset për zgjedhjen dhe parandalimin e keqkuptimeve apo mospajtimeve në aspektin profesional apo edhe formave tjera. Ne do të jemi afër bizneseve. Kjo frymë se do të avancohet tutje si dhe vazhdojmë të investojmë në sistemin elektronik për kryerjen e lehtë të pagesave. Ne kemi avancuar modulin e bizneseve që ato të bëjnë deklarimet si dhe të marrin shumë shërbime, kjo është vlerësuar dhe është trajtuar si pjesë që ATK ka dalë në ndihmë të bizneseve. Me rregullore të brendshme vazhdojmë që për një periudhë me pak se 30 ditë të implementohen kërkesat për rimbursim. Kemi bërë vlerësim të bizneseve por përsëri ka numër te madh të bizneseve në kategorinë C. Ne ketë vit kemi pasur 12% të të hyrave më shumë se vitin e kaluar për gjashtë mujorin e parë”, ka thënë Murtezi.

Të ngjashme