BE-ja mbështet sektorin e verarisë me 1 milion euro

Rahovec | 23 Maj 2019 | 12:45 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Europe House kanë organizuar ngjarjen “Verërat e Kosovës: Kualitet për tregun e BE-së, standardet e BE-së, prodhimi dhe mundësitë e eksportit”, raporton EkonomiaOnline.

Me këtë rast shefja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova së bashku me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë vizituar kompaninë e verës “Illyrian”.

Apostolova tha se prodhimi i verës ka një potencial të madh që mund t’i ndihmojë ekonomisë së Kosovës dhe që sjellë investitorë të huajë.

“Jemi shumë të kënaqur që kemi dal nga kryeqyteti i Kosovës dhe që kemi ardhur këtu dhe po shohim këtë vend  kaq te bukur dhe prodhimin. Rahoveci është një vend shumë i mirë me një peisazh është zemra e verarisë së Kosovës. Prodhimi i verës ka një potencial të madh që mund t’i ndihmojë ekonomisë së Kosovës”.

Apostolova tutje tha se mbështetja nga BE-ja ka bërë ndryshime duke hapur vende të reja pune dhe duke rritur cilësinë e prodhimit.

Ajo rikujtoi se që nga viti 2011 BE-ja ka ndihmuar Kosovën me 50 milionë euro.

Paralajmëroi edhe rreth 9 milionë euro për regjionin e Rahovecit dhe Prizrenit.

“BE-ja po e bënë ketë për të gjashtën herë me  8.8 milionë euro dhe ne shpresojmë që regjioni i Prizrenit dhe Rahovecit do të kenë mundësi të aplikojnë. Ne gjithashtu do të financojmë posaçërisht sektorin e verës me vlerë 1 milion euro me qëllimin të ndihmojmë reputacionin e verës së kësaj ane”, ka thënë Apostolova.

Kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi tha se Komuna është duke krijuar një vend me 36  hektarë duke ju krijuar investitorëve infrastrukturë më të përshtatshme .

“I mbështesim si Komunë, pavarësisht vështirësive ne po mundohemi të krijojmë ambient të qëndrueshme që kompanitë private të kenë rolin kryesor. Komuna jonë është duke krijuar një vend me  36 hektarë duke ju krijuar investitorëve infrastrukturë më të përshtatshme . Sot vreshtaria është shndërruar në sektorë më strategjik për Kosovën, Rahoveci ka qenë eksportues jo vetem sot. Festivali që po mbahet pikërisht në Rahovec, po ua dëshmon mijëra investitorëve suksesin e verërave të Kosovës ,por edhe në tregun e rajonit dhe të BE-së”

Edhe zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thanë se vreshtaria është sektor strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit. Nga ministria e bujqësisë dhe pylltarisë

“Është njëri ndër sektorët më të rëndësishëm dhe strategjikë për Kosovën”,  tha Bekim Hoxha nga MBPZHR-së.

Të ngjashme