BE-ja shënon deficit tregtar prej 28.4 miliardë eurosh

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Bilanci i tregtisë së jashtme të Bashkimit Evropian (BE) ka shënuar deficit gjatë dy muajve të parë të vitit 2019.

Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, ky deficit arriti në 28.4 miliardë euro dhe eksportet e 28 vendeve anëtare janë rritur për 4.1 për qind nga viti i kaluar dhe arrijnë në 309.8 miliardë euro.

Nga pjesa tjetër e botës, importet e BE-së janë 339.2 miliardë euro, që është një rritje prej 6.2 për qind në krahasim me dy muajt e parë të vitit 2018. Por, në periudhën e njëjtë të vitit 2018, bilanci kishte tepricë prej 20.7 miliardë eurosh. Tregtia mes vendeve anëtare të BE-së është rritur me 3.6 për qind nga viti i kaluar dhe tani është 591.8 miliardë euro.

Në periudhën janar-shkurt 2019, SHBA-të ishin tregu kryesor për eksportet evropiane me gjithsej 69.5 miliardë euro apo 22.4 për qind e eksportit të përgjithshëm të BE-së. Pas SHBA-ve, tregjet tjera për eksportet evropiane ishin Kina, Zvicra, Rusia dhe Turqia. Nga ana tjetër, Kina ishte burimi kryesor për BE-në me 71.8 miliardë euro, duke përbërë 21.2 për qind të importeve të përgjithshme. Pas Kinës radhiteshin SHBA-të, Rusia, Zvicra, Turqia dhe Norvegjia.

Në periudhën e njëjtë, bilanci i shkëmbimit tregtar i BE-së me Kinën shënoi deficitin më të madh me 37.8 miliardë euro, ndërsa suficitin më të madh me SHBA-të me 21.6 miliardë euro. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme