BE-ja vazhdon investimet në sektorin privat – mbështetet rritja e kapaciteteve prodhuese vendore

Prishtinë | 19 Sht 2022 | 17:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania Trosha LLC ka përfituar mbështetjen e Bashkimit Evropian në Kosovë, për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe punësimin e grave dhe të rinjëve në zonat rurale të Kosovës. Krahas ndihmës per ngritjen e kapaciteteve prodhuese në këtë fabrikë, është bërë edhe montimi i paneleve solare me kapacitet 12 kW, raporton Ekonomia Online.

Falë kësaj mbështetjeje të Bashkimit Evropian në vlerë prej 227,596.00 euro, është bërë edhe forcimi i fermerëve dhe bujqësisë vendase duke përdorur dhe promovuar praktikat e zingjirit të vlerës (value chain).

Aty u tha se krahas punësimit me 15 punëtorë të rinj, është rritur edhe nevoja vendase për qumësht natyral për përpunim në varietete të akullores cilësore, duke rritur kështu potencialin për zhvillimin e fermerëve të qumështit.

Zëvendësshefi i bashkëpunimit në zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, tha se synim i tyre është rritja e punësimit permes perkrahjes se sektorit privat.

“Unë këtu jam për të treguar se ne nuk kemi ngritur vetem produktivitetin e kompanise Trosha, por gjithashtu kemi perkrahur edhe komunitetin perreth. Një lajm i mirë është që janë punësuar gratë dhe te rinjte e viseve rurale ”, u shpreh ai.

Arben Avdiu, njëri nga pronarët e kësaj fabrike, tha se prodhimtaria e tyre ka filluar me vetëm gjashtë punëtorë, ndërsa këtë vit janë shtuar edhe të tjerë.

“9 vjet kanë kaluar që kur e kemi hapur ‘Troshën’ dhe synim i yni ishte që të krijojmë një vend që bëhet përpunimi i produkteve ushqimore. E filluam me një shok, dhe ishim vetëm gjashtë punëtorë nga viti 2013-2015”, tha Avdiu, teksa u shpreh i lumtur me përkrahjen e BE-së.

“Në Kosovë të gjithë e dimë që bizneset vendore në përgjithësi kane nevojë për perkrahje dhe e them me sinqeritet se pa mbështetjen tuaj nuk do t’ia kishim dalë, e sidomos me pasojat që kemi kaluar pas pandemisë. Ky projekt është në kuadër të IPAII dhe nga kjo mbështetje do të mund t’i rrisim kapacitetet prodhuese dhe te diversifikohemi me produkte shtese”, theksoi ai.

Që nga viti 2013, Zyra e BE-së ka administruar asistencë financiare mbi 8 milionë euro me qëllim të përmirësimit të situatës së punësimit në Kosovë. Asistenca ka synuar ngritjen e kapaciteteve të institucioneve publike përgjegjëse për punësimin, përmirësimin e kuadrit ligjor dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të punësimit të grupeve vulnerabël, si gratë dhe të rinjtë, përmes Masave Aktive të Tregut të Punës (ALMM).

Mbështetja më e fundit ka përfshirë grante në shumën totale prej gati 5 milionë euro të dhëna për organizatat lokale (bashkitë, universitetet, bizneset private, OJQ-të) për të mbështetur trajnimin profesional dhe në vendin e punës, punësimin, vetëpunësimin dhe te ndermarresise.

Mbështetja iu kushtua edhe zhvillimit të sektorit të ndërmarrjeve sociale. Asistenca teknike është vendosur për të rritur kapacitetet e ish-Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (tani Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve), Agjencisë së Punësimit, autoriteteve lokale dhe partnerëve socialë për zhvillimin dhe zbatimin e ALMM-ve pa asistencë të jashtme. Asistencë teknike iu ofrua gjithashtu të njëjtës Ministri, Inspektoratit të Punës dhe partnerëve socialë për të reduktuar punën e padeklaruar dhe për të siguruar zbatimin e standardeve të shëndetit dhe sigurisë të miratuara së fundmi në përputhje me “acquis” të BE-së dhe zbatimin efikas të tyre aty ku është e nevojshme.

Të ngjashme