“BE po përgatit përgjigjen për Kosovën lidhur me taksën ndaj Serbisë”

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Në Komisionin Evropian në Bruksel është paralajmëruar se në afatin më të shkurtër pritet përgjigjja e BE-së ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të ngritur taksën ndaj prodhimeve të Serbisë në 100 për qind, përcjell shkrimin e medies serbe Koha.net.

“BE po punon në reagimin ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës që të ngre taksat ndaj prodhimeve serbe në 100 për qind”, citon agjencia serbe e lajmeve tanjug t’i jetë thënë në Bruksel.

Pas ngritjes më parë të taksës 10 për qind ndaj prodhimeve,sipas tanjugut, Brukseli kishte thënë se “ky vendim dëmton bashkëpunimin rajonal dhe nuk është në përputhje me parimet e MSA-së që Kosova e ka nënshkruar me BE-në”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme