Begolli: Ka vite që në Telekom nuk ka pasë të hyra mbi 8 milionë

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 18:38 | Nga

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Gent Begolli, ka thënë se Telekomi ka thyer një rekord gjatë muajve korrik dhe gusht, me të hyrat në këtë ndërrmarje publike.

“Unë kam marrë pozitë më 1 korrik. Muaji korrik ka qenë më mirë se muajt tjetër, kemi punuar intensivisht në shitje, kemi bërë trajtim më të mirë te bashkëatdhetarëve dhe kjo ka rezultuar edhe në më shumë të hyra”.

“Kemi inkasuar të hyra prej 8,7 milionë dhe ky është tepër lajm i mirë për Telekomin që ka arritur në këtë nivel”.

“Ka vite në Telekom që nuk ka pasë të hyra mbi 8 milionë. Kjo është falë angazhimit të punëtorëve të ndershëm, të mirëfilltë, eksperteve dhe inxhinierëve që janë shumë të përgjegjshëm”.

Begolli si i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur edhe për investimet që planifikohen të bëhen në Telekom.

“Ka qenë interesant, nga dita e parë kam marrë raport për pajisjet që është e çuditshme që janë pajisjet aq të vjetruara derisa kam parë shuma dhe shifra në investime në teknologji që nuk besoj se kane qenë në formën e duhur”.

“Janë organet e duhura që besoj se do ta hulumtojnë këtë”.

“Jemi duke parë mundësitë si do ta bëjmë por jemi duke provuar të marrim një kredi për të cilën na duhet garancioni i Qeverisë dhe të bëjmë investime”.

“Shumica e pajisjeve janë 2G që janë shumë demode por do të përgatitemi që në të ardhmen të kemi edhe 5G”.

“Jemi duke pritur kredinë që pastaj të bëhen investimet e duhura në teknikë. Është tepër e rëndëisshëm sot që të kemi një internet të mirëfilltë”.

“Do të punojmë në gjëra inovative por këto në një masë të madhe vijnë me internet që të kemi qasje krejt tjetër”.

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit ka folur edhe për konkurrencën.

“Më herët në Telekom ka pasë komoditet se nuk ka pasë konkurrncë, kemi konkurencë të ëgër se është e palogjikshme si veprohet në treg”.

“Kem problem sepse kemi pako tepër të vogla të konkurrentëve ku duhet të ketë një rregull”.

Por sipas tij, megjithatë Vala mbetet lider në treg.

“Ne jemi lider i tregut por duhet pasë parasysh se paga mestare në Telekom është rreth 1000 euro, kemi mbi 2400 punëtorë dhe mbi 28 milionë euro shpenzime”.

“Një operator tjetër ka numër trefish më të vogël dhe të hyra të njëjta duke llogaritur edhe që punëtorët bëjnë shpenzime të tjera”.

“Një shpenzim shumë i madh është qeraja e Postës, kemi pasë mirëkuptim që të paguajmë pagesat për ta”.

“Punëtorët e Postës i konsiderojmë familje tona, janë familje shqiptare që duhet t’i ndihmojmë por kjo është tepër barrë e madhe për Telekomin”.

Sipas Begollit, në Telekom ka nevojë për të punësuar njerëz të rinj, por sipas tij, fillimisht duhet të dalin në pension të parakohshëm punëtorët aktualë.

“Nëse i shohim Telekomet e gjithë botës ka njerëz të rinj që janë inovativ, e kundërta është në Telekom sepse ka qenë një pjesë e rehabilitimit të personave të partive politike por këtë praktikë jemi duke u munduar ta heqim”.

“Ka nevojë për punëtorë të rinj, kam propozuar një pako pensionale, për pensionimin e personave mbi 55 ose 60 vjet, që ka shumë të tillë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme