Bëhet emetimi i Letrës me Vlerë përmes plasimit direkt

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se ka përfunduar me sukses negociatat me Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për emetimin e Letrës me Vlerë të Republikës së Kosovës (Obligacion), përmes plasimit direkt, në shumë prej 50.0 milionë € dhe me një maturim 10 vjeçar, efektiv nga data 29 prill 2020.

“Obligacioni do të paguajë interes gjysmë-vjetor dhe është regjistruar në regjistrin elektronik në Bankën Qendrore të Letrave me Vlerë të Republikës së Kosovës. Norma vjetore fikse e interesit (kuponit) në obligacion në 3.95%”, është thënë në komunikatë.

 Marrëveshja e arritur bazohet në interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe interesin e kontribuuesve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe ka parasysh nevojën për përballimin e pasojave të luftës ndaj pandemisë COVID 19 si dhe investimin e arsyeshëm të kursimeve pensionale në përputhje me interesin e kontribuuesve, me kushte të arsyeshme në aspektin e borxhit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Të ngjashme