Beqaj: 8 milionë euro do të ndahen për ndryshimin e parkut ushtarak në Prizren

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 12:06 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), Besim Beqaj sot ka mbajtur konferencën e fundvitit ku ka treguar për të arriturat, sfidat, projektet që e kanë përcjellë këtë vit këtë ministri si dhe projektet që planifikohen për vitin 2019-të, raporton Ekonomia Online.

Beqaj ka përmendur shumë suksese evidente që janë realizuar në ministrinë që udhëheqë ai.

Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërrmarësisë e ka karakterizuar konstituimi i këtij dikasteri.

“Një vit u përmbyllur me suksese evidente të MIN. Ajo që e ka karakterizuar këtë vit që është konstituimi i Ministrisë së Inovacionit. Duhet ta ndryshojmë konceptin e mendimit ekonomik në vend”, tha Beqaj.

Beqaj tha se këtë vit përveç startup-ve do krijohen programe për sektorin privat në vend.

“Ne me funksion të krijimit më efikas nacional kemi krijuar këshillin në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë. Kemi lansuar programin për përkrahje financiare për sektorin privat në vend. Organizatat joqeveritare kanë marrë përkrahje financiare nga MIN. Këto mjete për start- up janë rreth 4.7 milion euro investim. Ne gjatë këtij viti kemi arritur që me GiZ-in të kryejmë një partneritet strategjik i cili na ka ndihmuar të hyjmë në fusha tjera. Një investim tjetër është ndryshimi i parkut ushtarak në Prizren dhe për këtë MIN do të ndajë 8 milionë euro. Kemi themeluar qendrat për inovacion”, tha Beqaj.

Ai tha se tani më në Kosovë po krijohet një strategji ndërkombëtare që do të jetë në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.

“Kemi ardh në përfundim të strategjisë ndërkombëtare që do të jetë në bashkëpunim me GIZ-in gjerman. Nga kjo strategji pritet të dal ligji për inovacion. Tek reforma fiskale kemi arritur që me ministrin e Financave të heqim nga taksat doganore për të gjitha pajisjet e teknologjisë”, tha Beqaj.

Ai ka përmendur edhe bashkëpunimin me ambasadat e shteteve të Quint-it.

“Sfidë në botë nuk është më shfrytëzimi i resurseve natyrore por i asaj humane në Kosovë kemi bilanc pozitiv në vendet e rajoneve dhe vendeve të BE-së në fushën e teknologjisë informative. Ne kemi arrit që të kemi një partneritet konstruktiv me ambasadat e shteteve të Quint-it. Ajo çka ne besojmë që do ta vazhdon angazhimin tonë ndërkombëtarë, do të jenë programet të reja që kemi paraparë për vitin 2019. Është menduar që MIN ta vendosim në hartën institucionale”, ka thënë Beqaj.

Ai ka përmendur edhe disa projekte të cilat janë në plan të realizimit për vitin 2019-të.

“Viti 2019-të do ta karakterizojë MIN-in krijimi i shumë programeve dhe qendrave të reja për rini. Viti 2019-të do jetë vit që do marrim angazhime konkrete për domenin e Kosovës. Do të vazhdojmë me hapjen e të dhënave me sektorin institucional siç është ATK-ja. Kjo është rruga që e kemi kaluar gjatë këtij viti dhe kjo është ajo që e kemi projektuar për vitin 2019. Avancimi për vende të punës për rininë është angazhim i përbashkët”, tha Beqaj në konferencën përmbyllëse për vitin 2018-të.

EkonomiaOnline

Posted by Besim Beqaj on Thursday, December 27, 2018

Të ngjashme