Beqaj fton të rinjtë të aplikojnë në garën ndërkombëtare për financimin e start-upeve “Hello Tomorrow”

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 12:01 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë, Besim Beqaj ka inkurajuar të rinjtë që të aplikojnë në garën ndërkombëtare për financimin e start-upeve “Hello Tomorrow”.

“Hello Tomorrow”, është garë e start-upeve dedikuar ndërmarrësve të shkencës dhe teknologjisë.

Përmes bashkëpunimit të Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Ambasadës së Francës në Kosovë, të rinjtë kosovar mund të bëhen pjesë e sfidës për t’i fituar 100 mijë euro nga rrjeti më i madh i teknologjisë duke takuar VC (Venture Capital).

Beqar tha se është e rëndësishme që të rinjtë idetë e tyre t’i paraqesin në letër, duke shtuar se Kosova është me fat që ka popullsi të re e me ide inovative.

“Hello Tomorrow është edicioni i pestë dhe unë falënderoj që na e kanë dhënë një mundësi që të marrim pjesë. Ju ftoj që të aplikojnë me ide të mira për donacion prej 100 mijë euro deri më 14 shtator”.

“Është mundësi e mirë për mua, por edhe për të rinjtë që të marrim pjesë në këtë dhe e dimë që të rinjtë kanë shumë ide. Jam shumë i lumtur që kemi marr ftesën për të bashkëpunuar me Aleancën  Franceze”.

“Kjo është mundësi për të rinjtë për ata që janë të njohur për aftësitë  të njohur si ‘soft skills’ që të krijojnë një jetë të mirë për jetën tonë, por edhe për gjeneratat e tjera. Është gjë e mirë për ne dhe Evropën kosovarët, 60 për qind e tyrë jane më të rinj se 35 vjet, shumë ide mund të prodhohen në Kosovë”.

“Shoqëria jonë ka nevojë që të kaloj nga një shoqëri që flet në atë që shkruan. Kosova ka potencial që të garoj në nivel evropian, por edhe ndërkombëtar”.

Ndërsa ambasadori francez në Kosovë, Didier Chabert para të pranishmëve tha se Franca është duke bërë shumë në promovimin e inovacionit.

Ai përmendi krijimin e fondit 10 miliardë eurosh për të promovuar një fushë të tillë, raporton EO.

“Është hera e parë që kemi bashkëpunim të tillë me ministrinë e Inovacionit dhe shpresoj të jetë fillimi i bashkëpunimeve edhe të tjera”.

“Kosova si vendi më i ri në rajon dhe shumë entuziast. Ju dëshiroj të gjithëve fat të mirë dhe shumë suksese, shpresoj që më i miri të fitojë këtë garë”.

Të ngjashme