Beqaj me projekte për laboratorë që ndihmojnë ekonominë me prodhime të produkteve cilësore

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 16:54 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj dhe ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, kanë vizituar Komunën e Suharekës, raporton Ekonomia Online.

Ata fillimisht kanë zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj komune, Bali Muharremaj, ku u bisedua për një projekt për laboratorë i cili do të ndërlidhë mësimdhënien më punë aktive dhe me ekonomi në zonën industriale.

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, tha se do ta përkrah komunën e Therandës sa i përket  idesë për laboratorë qe do ta ndihmojë ekonominë për të prodhuar produkte cilësore.

” Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është që të gjejmë formë të bashkëpunimit të laboratorëve që do ta ndihmojnë ekonominë për të prodhuar produkte cilësore. Kjo zonë e Therandës ka disa karakteristika të produkteve të cilat kanë potencial për eksport. Do të gjejmë rrugë të bashkëpunojmë që t’i japim krahë këtij rajoni, por njëkohësisht edhe nxënësve të shkollave të cilët besojnë se janë e ardhmja në inovacion dhe ndërmarrësi”, ka thënë Beqaj.

Zv. kryeministri Enver Hoxhaj tha se të tilla projekte nuk duhet të ketë vetëm në Prishtinë, por edhe në komuna të tjera ashtu si edhe në Therandë për një zhvillim të balancuar.

“Së pari në Kosovë duhet të ketë zhvillim të balancuar dhe zhvillimi i balancuar mund të ndodhë kur jo i tëri ndodh në kryeqytet të Prishtinës, por kur ka në Therandë, në Prizren, në Dragash, Rahovec edhe ideja është se si përmes projekteve ne të bartim këtë qëllim të zhvillimit të balancuar. Në komunën e Therandës ka iniciativë që në një trekëndësh mes shkollave dhe sistemit arsimor, bizneseve, qeverisë të ndërtohet një laboratorë i cili do të duhej ta ndërlidhte mësimdhënien me punë aktive dhe me ekonomi në zonën industriale”, ka thënë Hoxhaj.

“Ministri Beqaj ka ide konkrete, por ne jemi në kërkim e sipër të një ideje për një mision të tillë, nuk duhet të ketë vetëm iniciativa që të ndodhë diçka po kjo iniciativë të ketë përmbajtje dhe tu shërbej qytetarëve të Therandës drejtë punësimit”.

Kryetari i komunës së Therandës, Bali Muharremaj, u shpreh falënderues ndaj ministrit Beqaj dhe zv. kryeministrit Hoxhaj.

” Shpreh falenderime që morët pjesë në këtë takim për një zhvillim ekonomik dhe më ofruat përkrahjen tuaj”, tha Muharremaj.

Të ngjashme