Beqaj në Forumin Botëror 2018 për Investimet nga Bizneset në Stamboll

Prishtinë | 18 Shk 2018 | 21:45 | Nga

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Stamboll të Turqisë. Ai do të marrë pjesë në Forumin Botëror 2018 për Investimet nga Bizneset (WBAF), i cili do të mbahet më 19 dhe 20 shkurt 2018 në Stamboll të Turqisë.

Ministri Beqaj do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në këtë forum dhe do të jetë folës kryesor në panelin me temën “Fokusi Rajonal: Financimi i inovacionit nëpërmjet ndikimit të investimeve në Evropën Juglindore”.

“Qëllimi i këtij forumi vjetor është mobilizimi i sektorit publik dhe privat për të investuar me kapital të përbashkët për të mirën e përgjithshme shoqërore”, thuhet në një komunikatë shtypi të Ministrisë.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Stamboll, Ministri Beqaj do të zhvillojë edhe shumë takime bilaterale me autoritete të larta të shteteve të rajonit dhe më gjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme