Beqaj pjesë e panelit në Konferencën “Smart Cities New York 2019”

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, po vazhdon të qëndroj në ShBA ku përveç takimeve shumë të rendësishme, po merr pjesë edhe në Konferencën “Smart Cities New York 2019”, ku Kosova prezantohet me sloganin “Republic of Kosovo – Agile Partner for Digital Business”,

Prezantimi i Kosovës në konferencë është financuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësise, në një hapësirë në krah me liderët e ekonomisë digjitale dhe inovacionit, si dhe shtetet më të zhvilluara në botën digjitale. Së bashku me Ministrinë, në New York, marrin pjesë 30 biznese dhe start-up nga sektori i teknologjisë informative.

Mes tjerash, Beqaj ishte pjesë e panelit të diskutimit “Bashkëpunimi, si mundësi për rritje ekonomike”, së bashku me themelues dhe CEO të kompanive të njohura globale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme